Greqi, shkatërrohet organizata e heroinës, në pranga një shqiptar

Greqi-Sektori kundër narkotikëve në policinë e Atikës ka shkatërruar një organizatë kriminale të trafikimit të heroinës nga Turqia në Greqi.Si rezultat i një operacioni të gjerë, policia mundi të arrestojë dje në Athinë dhe Volos tre anëtarë të bandës së drogës, përkatësisht dy shtetas grekë të moshave 45 dhe 48 vjeç dhe një 50 vjeçar shqiptar.Mediat greke, të cilat citojnë burime të policisë, bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, edhe këta pjesë e organizatës.Nga hetimet e policisë mesohet se palët kishin krijuar organizatën kriminale, duke zbatuar metodologjinë specifike të veprimit dhe role të ndryshme.Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan nga policia 13 kg e 830 gr heroinë, 36.100 €, 500 $, 1390 lira turke, 10.200 lekë shqiptare, dy lira ari turke dhe 15 aparatë celularë.