Ukraina në alarm, dhjetra tanke ruse kaluan kufirin
Qeveria e Kievit kanë dhënë alarmin se dhjetëra tanke ruse dhe mjete të blinduara kanë kaluar kufirin në lindje dhe janë futur në terrirorin ukrainas.Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase tha për BBC se 32 tanke dhe 30 kamionë me municione dhe luftëtarë kaluan sot kufirin.Frika për rindezjen e konfliktit u rrit të dielën, pasi prorusë në lindje organizuan zgjedhje të pavarura.Një armëpushim i brishtë është arritur mes qeverisë së Kievit dhe rebelëve që në 5 shtator edhe pse prej asaj kohe dhjetëra persona janë vrarë në luftime.Më shumë se 4 mijë vetë kanë vdekur në Ukrainë që prej nisjes së konfliktit në prill pasi separatistët morën kontrollin e rajoneve Donetsk dhe Luhansk.Misioni monitorues i OSBE paralajmëroi se gjakderdhja po vijon ende dhe se situata është tejet e tensionuar.Një ditë më parë një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës tha se mercenarë rus dhe armatime të rënda po hyjnë cdo ditë nga Rusia në Ukrainë.