Doktorët i thanë shoferit: Urime, je shtatzënë!

Një shofer autobusi në Egjipt është shokuar në momentin kur doktorët i kanë thënë se ishte shtatzënë, pasi ka parë rezultatin e analizës së urines.Check-up kërkohej nga Autoriteti i Transportit publik.Por në vend që të dërgonte kampion urine të veten ka dërguar kampionin e urinës së gruas së tij, raporton faqja online Al-Yawm al-Sabi.Mashtrimi u zbulua pasi u mësua se gruaja e tij ishte 2 muajshme shtatzënë.Para se të jepnin lajmin shoferit mjekët i kishin kërkuar të vërtetonte nëse kampioni i urinës ishte i tij apo jo.Kur ai ishte përgjigjur me po atëherë ata i janë shprehur: Urime je shtatzënë”Përveç pjesës qesharake kanë nxjerrë dhe një mësim.Sot e tutje Autoritetet e Transportit Publik do të kërkojnë përveç analizës së urinës edhe analizën e gjakut.