Operacioni për energjinë, biznesi në Fier kundër arrestimit të pronarëve

Fier - Aksioni mbarëkombëtar për vjedhjen e energjisë elektrike i përqëndruar tek bizneset abuzuese, është cilësuar si masë ekstreme nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Fier, Shezai Çobo.Ky i fundit propozon që çdo biznesi t'i lihet një afat kohor për shlyerjen e detyrimeve ose marrje të një pjese të kapitaleve të tyre për debitorët, njësoj si veprojnë bankat.“ Çdo biznesmen që nuk ka paguar energjinë, duhet ti jepet fatura, ti lihet një afat kohor n.q.s. ka shumë dhe të paguhet. Unë nuk jam që të dënohet me burg sepse edhe shteti nuk ka interes të dënohen biznesmenët me burg, pasi shkatërrohet biznesi. Unë nuk jam për dëënimin me burg, jam për dënimin me lek, që ata të paguajnë atë që i detyrohen shtetit”, u shpreh Çobo.Aktualisht në Fier vijojnë çdo ditë operacionet për vjedhësit e energjisë, si ndaj biznesit të madh ashtu edhe atij të vogël./nzh/oranews.tv/