Berisha: Më 22 nëntor, Shqipëria në protestë kundër rritjes së energjisë

Tiranë – Më 22 nëntor, Shqipëria të dalë në protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike! Është kjo thirrja e ish-Kryeministrit Berisha në rrjetet sociale mbrëmjen e sotme dhe që ka qënë vendimi unanim i marrë sot nga PD-ja sëbashku me grupin e saj të ekspertëve të energjitikës, mbledhur për këtë problem.“Në fjalën time në këtë tryezë, - shkruan Berisha në Fb, - theksova se Qeveria po thellon me shpejtësi varfërinë dhe mjerimin e qytetarëve shqiptarë, ndaj është emergjencë kombetare për bllokimin e heqjes së fashës mbrojtese, sepse kjo do rriste për 90% te shqiptarëve, çmimin e energjisë.Vendimi unanim ishte data 22 nëntor, - përfundon Berisha. - "Shqipëria në protestë" kundër rritjes së çmimit të energjisë, taksës së karburanteve, tarifave të studentëve, varfërisë dhe mjerimit që sjellin ato!”ar.sh/Oranews.tv