Berat,romët protestë për energjinë: Vini sahatët, pastaj paguajmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2014, 12:41
Berat - Ata jetojnë kryesisht në baraka dhe lëvizin shpesh ku të mundin për të siguruar mbijetesën.Megjithatë edhe komuniteti rom në Berat është përfshirë në aksionin e ndërmarrë nga OSHEE për ndërprerjen e energjisë elektrike.Të vetëdijshëm për mosshlyerjen e faturave, romët janë mbledhur në shenjë proteste pasi thonë se u janë ngarkuar padrejtësisht shuma të mëdha lekësh, ndërkohë që konsumojnë vetëm për ndriçim dhe televizor. Ata kërkojnë t'u matet energjia.Shumë prej banesave apo barakeve të 40 familjeve rome në Berat nuk kontrollohen historikisht prej punonjësve të OSHEE, duke sjellë dhe mbifaturim të energjisë elektrike që ata realisht konsumojnë./nzh/oranews.tv/