Anija italiane shpëton peshkarexhën kineze me 11 turistë, shpërtheu në flakë
Një anije italiane ka shpëtuar 11 persona, pasi një anije peshkimi kineze u mbyt në jug të krahinës Hainan të Kinës.Anëtarët e ekuipazhit të anijes lundruese italiane “Kosta Victoria” e gjetën peshkarexhën kineze në flakë dhe gati në fundosje.Paolo Fusarini, kapiteni i “Kosta Victorias”, deklaroi se fillimisht nuk kishin parë as njerëz dhe as ndonjë sinjal, por vetëm një varkë duke u djegur.Ai shtoi se më pas kanë nisur kërkimet në drejtim të erës për të parë nëse ka të mbijetuar dhe pikërisht në atë zonë kanë shpëtuar edhe personat.Anija e peshkimit kishte në bord gjithsej 16 persona, ku pesë ishin pjesë e ekuipazhit dhe 11 të tjerët turistë.Të mbijetuarit deklaruan se ata kishin veshur jelekët e shpëtimit, ishin lidhur me një litar të gjithë sëbashku dhe më pas ishin hedhur në det pasi anija kishte marrë flakë.Lin Qizhen, një i mbijetuar thotë se nuk arrin ta përshkruajë gëzimin që ka ndjerë në momentin kur ka parë anijen italiane.Fatkeqësisht kater persona humbën jetën, ku vetëm trupi i njërit prej viktimave u gjet nga italianët.Anija e peshkimit me 100 ton tonazh bruto doli në det të hapur të premten dhe filloi të kthehet në portin nga ora 22:00 të dielën. Ende nuk dihen shkaqet e fundosjes.