Zgjedhjet në lindje të Ukrainës, Poroshenko do rishikojë strategjinë me rebelët
Presidenti Petro Poroshenko deklaroi se Ukraina do të rishikojë strategjinë e saj në lidhje me separatistët prorusë në lindje të vendit, pas "shkeljes bruto" të marrëveshjejes së armëpushimit, nënshkruar më 5 shtator në Minsk të Bjellorusisë.Ai tha se do të takohet me Këshillin e Sigurimit të Ukrainës për të vendosur një plan veprimi pas zgjedhjeve të mbajtura në fundjavë nga rebelët dhe të cilat Poroshenko i konsideroi një farsë.Presidenti tha se zgjedhjet e rebelëve kanë rrezikuar procesin e paqes, duke i akuzuar ata për përkeqësim të situatës, por paralajmëroi përforcim të forcave të armatosura në zonat e konfliktit."Këto pseudo-zgjedhje janë një shkelje bruto e marrëveshjes së Minskut . Protokolli parashikon mbajtjen e zgjedhjeve paraprake lokale në zona të caktuara të rajonit Donbass, ekskluzivisht dhe vetëm në bazë të ligjit të Ukrainës. Ne ua dhamë atyre këtë mundësi. Por zgjedhjet e fundjavës, të cilat janë një farsë rrezikojnë procesin e paqes në përgjithësi, fillimi i së cilës u arrit me përpjekje të jashtëzakonshme”.Zgjedhjet e rebelëve, për të cilat Kievi thotë se janë inkurajuar nga Rusia, mund të krijojnë një konflikt të ngrirë më Europën dhe të kërcënojë më tej unitetin territorial të Ukrainës.Kievi dhe Perëndimi tashmë janë në pritje të një vendimi nëse Presidenti rus Vladimir Putin do të njohë zyrtarisht vlefshmërinë e zgjedhjeve, pavarësisht kërkesave të tyre për të mosnjohje.Gjithsesi, si rezultat i zgjedhjeve të debatueshme, Alexander Zakharchenko, 38 vjeç, ish-elektricist minierash, fitoi lehtësisht zgjedhjet si kreu i Donetskut, kurse në Luhansk u shpall fitues Igor Plotnisky.Zgjedhjet ishin kthesa e fundit në një krizë gjeopolitike që filloi me përmbysjen popullore të liderit të Ukrainës, mbështetur nga Moska, Viktor Janukoviç në shkurt të këtij viti.Rusia denoncoi largimin e Janukoviç si një grusht shteti nga "junta fashiste" dhe muajin pasardhës aneksoi Krimenë. Më shumë se 4,000 persona kanë humbur jetën si pasojë e konfliktit, i cili ka çuar SHBA dhe Bashkimin Evropian të ndërmarrin sanksione ndaj Rusisë.