Para festës së Hashures, kontrrolle të rrepta pelegrinëve në Qerbela

Myslimanët shiitë në Bangladesh kanë festuar Hashuren, duke marshuar nëpër rrugët e Dhakas të martën për të kryer ritualet  fetare në këtë festë të rëndësishme për ta.Kjo festë vjen në ditën e dhjetë të muajit të shenjtë të Muharremit, ku besimtarët përkujtojnë vrasjen e nipit të Profetit Muhamed, Huseinit, në betejën e Qerbelasë në vitin 680 pas krishtit.Myslimanët në të gjithë botën e shohin këtë ditë si simbol të skarificës në emër të zotit.Besimtari Salhuddin Ahamed shpjegon se festa e Hashures mbahet në ditën e dhjetë të muajit të Muharremit dhe është pikërisht dita kur profeti Muhamed sakrifikoi jetën e tij në betejën e Qerbelasë për të mbrojtur islamin. Ai tha se kjo ditë kremtohet për të nderuar sakrificën e tij.Myslimanët shiitë në Dhaka kanë ardhur nga zona të ndryshme të kryeqytetit për të formuar një proces të madh të njohur si Tazia.Gjatë ritualit, beismtarët shiitë ose bektashinj, përplasin kokat dhe gjokset e tyre të lidhur me zinxhirë, për të treguar dhimbjen e tyre dhe për ti bërë jehonë vuajtjeve të Imam Husenit.