Përgjaket Tirana, 4 të vrarë, mes tyre djali i ish-Prokurorit. Arrestohet me pistoletë në dorë Konstandin Xhuvani

Katër persona janë vrarë në një nga lokalet e natës së kryeqytetit, 3 prej tyre thuhet kanë plumb në kokë.Vrasja ndodhi  në  bar "Ante Grand" tek rruga e Elbasanit, përballë Gjuhëve të Huaja rreth orës 04:00 të 4 nëntorit 2014.Viktimat janë Arbër Demiraj, 19 vjeç, Edison Jaho, 36 vjeç, Enea Xhaj, 38 vjeç,  Giampaolo Azzolo.Policia arrestoi si autorë të krimit, djalin e deputetes socialiste, Luiza Xhuvani, Konstandin Xhuvani, 25 vjeç si dhe dy djemtë që e shoqëronin Konstandinin, Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç.Burime të Ora News bëjnë të ditur se pas vrasjes mund të fshihen pazaret e  drogës. Por zyrtarisht policia nuk ka dhënë ende një motiv që fshihet pas kësaj masakre. Ndërsa në orën 13:30 bëri publike si është zhvilluar ngjarja.Sipas policisë Konstandin Xhuvani u arrestua 70 metra larg vendit të krimit me pistoletë në dorë dhe në momentin e arrestimit ka bërë rezistencë.  Erald Sida është kapur në afërsi të vendi të ngjarjes ndërsa Bllacaj teksa po lëvizte në drejtim të godinës së Fakultetit Ekonomik.[caption id="attachment_415494" align="alignnone" width="655"]Në foto viktimat Arbër Demiraj dhe Paulo Azzolo. Në foto viktimat Arbër Demiraj dhe Giampaolo Azzolo.[/caption][caption id="attachment_415555" align="aligncenter" width="640"]Në foto viktima Edison Jaho Në foto viktima Edison Jaho[/caption]Votoni në sondazhin e RTV Ora News:[poll id="40"]Ja si u përcoll lajmi minutë pas minuteOra 13: 30 Policia jep versionin si ndodhi masakra: Kostandin Xhuvani u kap me pistoletë në dorë Në orën 13: 30 minuta policia e Tiranës jep versionin e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm. Sipas policisë   Edison Jaho dhe Enea Xhaj janë vrarë pranë portës hyrëse të lokalit, Arbër Demiraj është gjetur i vdekur në makinë jashtë lokalit, ndërsa shtetasi italian Giampaolo Azzolo ka gjetur vdekjen në spital.Policia thotë se Konstandin Xhuvani është kapur rreth 70 metra larg vendit të ngjarjes, teksa po tentonte të largohej me pistoletë në dorë.Njoftimi i policise: "Ditën e sotme rreth orës 04:21 në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë ka telefonuar ish punonjësi i policisë A.B. dhe në orën 04:22 ka telefonuar në Sallën Operative një tjetër qytetar, të cilit njoftuan se përballë Fakultetit Ekonomik në ambjentet e lokal Gjeta, ka ndodhur një vrasje.Salla e Komandimit, menjëherë dërgoi patrullat e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë si dhe Skuadrën Shqiponja.Zv.Drejtori i Rendit, Kryekomisar Ardi Veliu, ka ndërhyrë në komunikimin me radio, për orientimin e shërbimeve dhe kapjen e autorëve të dyshuar.Në orën 04:29 autopatrulla Shqiponja Nr. 1, raporton se, autori i parë i dyshuar shtetasi Erald Sida është kapur në afërsi të vendi të ngjarjes ndërsa autori i dytë po lëviz në drejtim të godinës së Fakultetit Ekonomik. Menjëherë u dha detyrë për rrethimin e godinës me synim kapjen e autorit. Gjithashtu në vendin e ngjarjes është kërkuar edhe ndihma e parëpasi ka disa të qëlluar me armë zjarri.Në orën 04:31 autopatrulla Shqiponja Nr.3 në bashkëpunim me patrullën e Komisariatit Nr. 1 raportojnë se u kap edhe autori i dytë i dyshuar, shtetasi Albano Bllacaj, në afërsi të Fakultetit Ekonomik.Ndërkohë që autori i tretë i dyshuar, Konstadin Xhuvani është kapur rreth 70 metra larg vendit të ngjarjes, teksa po tentonte të largohej me pistoletë në dorë. Në momentin e arrestimit ai bëri dhe rezistencë ndaj policisë.Pas kapjes dhe ndalimit të autorëve është bërë shoqërimi i tyre në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Gjithashtu u morën masat për shoqërimin e të gjithë personave prezent në vendin e ngjarjes, 9 persona.Paralelisht nga ambulanca e ardhur ne vendin e ngjarjes ju dha ndihma e parë shtetasit të plagosur Giampaolo Azzola.Në vendin e ngjarjes, në bar “Ante Grand” pas hyrjes së forcave të policisë janë konstatuar pranë portës hyrëse të lokalit, trupat e shtetasve :Edison Jaho, vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.Enea Xhaj, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.Përballë këtij lokali në automjetin tip “Mercedez” me targa “TR 0250N” është gjetur i vdekur shtetasi Arbër Demiraj, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.Pak kohë më pas në Spitalin Ushtarak Tiranë gjeti vdekjen edhe shtetasi Giampaolo Azzolo, 53 vjeç, me shtetësi dhe kombësi Italiane.Në vendin e krimit, në brendësi të lokalit u gjet një pistoletë model 54. Ndërsa një tjetër pistoletë 54 u gjet në vendin ku u prangos autori i dytë i dyshuar.Lokali ku ndodhi ngjarja nuk ka qënë i siguruar me shërbimin e ruatjes e fizike, ndërkohështetasi A.B, është i punësuar si roje private pranë këtij lokali nate.Ky lokal është i pajisur me leje 24 orësh nga Agjensia Rajonale e Mjedisit Tiranë dhe i regjistruar pranë QKR, ndërkohë që nga verifikimet e kryera në Sallën e Komandimit nuk rezulton të ketë patur telefonata të mëparshme nga ana e qytetarëve për prishje të rendit nga ky lokal.Është ngritur grupi hetimor i përbërë nga Zv Prokuror të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ekspertë kriminalistë, oficerët për Krimet e Rënda, të cilët adminstruan dhe sekuestruan provat në vendin e ngjarjes.Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 6 gëzhoja fishekësh luftarakë si dhe dy automjete të markes “Mercedes Benz”.Nga veprimet e shpejta të policisë është bërëkapja brenda një kohe shumë të shkurtër e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje,të cilët janë shtetasit :-Konstandin Xhuvani, 25 vjeç

  • Erald Sida 24 vjeç
  • Albano Ballcaj, 19 vjeç
Nga policia janë shoqëruar edhe shtetas të tjerë prezent në ngjarje. Po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë."Në video lokali ku ndodhi masakra Në orën 09:39 minuta gazetari ynë Xhevahir Zhabina informon, (duke iu referuar burimeve jo zyrtare) se 3 nga viktimat janë vrarë me plumb në kokë ndërsa shtetasi italian ka një plumb në zemër. Nëse ky informacion zyrtarizohet tregon se  vrasja nuk ka qenë e rastësishme. Burime të Ora News bëjnë të ditur se pas vrasjes mund të fshihen pazaret e  drogës.Ora 12:06 Kostandin Xhuvani u kap në oborrin e filologjikut Gazetarët vazhdojnë të mbledhin informacione në lidhje me rrjedhën e ngjarjes por ende nuk ka një dinamikë të saktë të ngjarjes. Të dhënat e fundit që siguroi gazetari Xhevahir Zhabina informojnë se Konstandin Xhuvani u kap në oborrin e fakultetit Filologjikut teksa po tentonte tëfshihej . Ndërkohë që Erald Sida dhe Albano Bllacaj pasi kanë lënë Arbër Demiraj në makinë kanë tentuar të largohen drejt Saukut.Ora 11: 49 Arber Demiraj pjese e grupit te XhuvanitGazetari ynë, Xhevahir Zhabina informon se sipas dëshmitarëve plumbat janë dëgjuar vetëm brenda në lokal. Ndërkohë Arbër Demiraj ishte pjesë e grupit ku bënte pjesë dhe Kostandini dhe ai është marrë nga shokët e tij për tu transportuar për në spital. Gjatë kohës të transportit nga lokali tek makina, 19 vjeçari ka gjetur vdekjen.Mbeten të paqarta ende si ka ndodhur vrasja e 19 vjeçarit. Nëse kemi të bëjmë me vrasje aksidentale apo viktimat kanë qëlluar duke i shkaktuar atij vdekjen. [caption id="attachment_415242" align="alignnone" width="655"]Në foto policia në lokalin ku ndodhi vrasja dhe njëri prej viktimave duke u transportuar me barrelë Në foto policia në lokalin ku ndodhi vrasja dhe njëri prej viktimave duke u transportuar me barrelë[/caption]Ora 09:00 Dy trupa u gjetën të vdekur në lokal një në makinë Mësohet se dy nga trupat e viktimave u gjetën në ambientet e lokalit, ndërsa një tjetër në një automjet.  Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa në konflikt janë përfshirë 8 persona.Fillimisht  mesohet se zënka ka nisur në lokal, për tu zhvendosur më pas jashtë tij.Sipas policisë disa prej tyre kanë qenë nën efektin e alkolit. Nuk dihet ende motivi i këtij krimit të rëndë. Lokali ku ndodhi vrasja është një lokal të muzikës tallava dhe sipas policisë ka ndodhur pas një konflikti të çastit.Ora 10:16 Burime të Ora News: Vrasja pas një konflikti për pazare droge Burime për Ora News bëjnë me dije se pista kryesore në të cilën janë përqëndruar hetimet është ajo e prishjes së pazareve të drogës mes dy grupeve, përkatësisht drogës së llojit heroinë.Njëri nga grupet dyshohet se i përkiste Konstandin Xhuvanit, ndërkohë që në vendngjarje nuk është gjetur droge dhe as shuma të mëdha parash në vendngjarje.Forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në banesat e të shoqëruarve nga policia.Ndërkaq për shtetasin italian, Giampaolo Azzolo, i cili mbeti i vrarë në përleshjen me armë, mësohet se është ish-aksioner i kompanisë për përpunimin e mbetjeve “Apollonia Investments’ në Fier.Azzolo mësohet se ia kishte shitur aksionet e tij ish-Ministrit të Jashtëm peruan, Augusto Blacker Miller.Ora 09: 20 Ngrihet grup hetimor me 3 prokurorë Prokuroria e Tiranës ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me tre prokurorë i cili kryesohet nga prokurori Erion Pano. Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar edhe armën që dyshohet se u përdor gjatë krimitGjenden dy pistoleta:Policia ka shoqëruar 20 persona.Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 3 gëzhoja fishekësh luftarak si dhe dy automjete të markes Mercedes Benz më targa “TR0250N”.  Në vendngjarje shkoi edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi dhe Prokurori i Tiranës Petrit Fusha.[caption id="attachment_415150" align="alignnone" width="640"]luiza-xhuvani Kostandin Xhuvani njëri prej të arrestua4rve për vrasjen me të ëmën, Luiza Xhuvani[/caption]Ora 08: 49 Familjarët e viktimave ndodhen në morg në pritje të tërheqjes së trupave[caption id="attachment_415203" align="alignnone" width="655"]skender-demiraj Skender Demiraj, ish- prokurori duke pritur në morg për të tërhequr trupin e djalit të tij, Arbër të mbetur të vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm[/caption](Në video: Raportimi i parë nga vendngjarja, në lidhje telefonike gazetari Xhevahir Zhabina)Policia jep detaje për vrasjen, 3 të arrestuar si autorë, mes tyre djali i XhuvanitDitën e sotme rreth orës 04:00 shërbimet e policisë morën njoftim se në bar “Ante Grand”e ndodhur në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë në një lokal nate, ka pasur të shtëna me armë zjarri.Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar shërbimet e policisë duke bërë rrethimin e lokalit, të zonës përreth, shoqërimin e personave prezent në vendngjarjes. Nga hetimi paraprak ka rezultuar se në këtë lokal nate pas një konklikti të çastit midis disa shtetasve, konflikt i cili më pas ka denigruar me armë zjarri, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen 4 shtetas:1. Edison Jaho , vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.2. Enea Xhaj , vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.3. Arber Demiraj, 19 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.4. Paolo Azzolo, 60 vjec, me shtetësi dhe kombësi italianë.Menjëherë në vend ngjarje, ka mbërritur grupi hetimor i përbërë nga ekspertë kriminalist, oficerët për Krimet e Rënda, Prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të cilët adminstruan dhe sekuestruan provat në vendin e ngjarjes.Nga veprimet e shpejta të policisë është bërë kapja në kohë reale e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, të cilët janë shtetasit :•Konstandin Xhuvani 25 vjeç, Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç, si dhe janë shoqëruar shtetas të tjerë prezent në ngjarje.Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 3 gëzhoja fishekësh luftarak si dhe dy automjete të markes Mercedes Benz më targa “TR0250N”.Aktualisht, nga strukturat e policisë po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.Ndërkohë për çdo ecuri të këtij hetimi do t’ju informojmë në kohë.