Britania: Merkel të rrijë e qetë, ne do shohim interesat tona

Ministri britanik i Financave, Xhorxh Osborn, i bëri të ditur Gjermanisë se, pavarësisht shqetësimeve mbi planet e partisë së tij për të tkurrur numrin e emigrantëve nga Bashkimi Europian, bisedimet për këtë çështje do të kryheshin."Për momentin kemi vetëm spekulime mbi atë që mund të ketë thënë Angela Merkel për një fjalim që Devid Kameron ende nuk e ka mbajtur. Ju duhet të dini vetëm që Devid Kameron dhe Partia Konservatore do të luftojnë për interesat e Britanisë, do të sigurohemi që të marrë pjesën e saj në Europë dhe do të sigurohemi që fjalën e fundit ta thonë qytetarët britanikë, nëpërmjet referendumit", tha Osborn.Nën presionin e partisë euroskeptike UKIP dhe disa deputetëve brenda partisë së tij para zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm, Kameron ka bërë të ditur se do të donte të kufizonte numrin e emigrantëve nga BE-ja në ishull.Edhe pse kjo e vendos në pozitë të vështirë me mbështetesen e madhe të tij, e cila e ka bërë të qartë më shumë se disa herë që lëvizja e lirë brenda BE-së është e shenjtë.