Miss Globe 2014 vijon turin në veri, vajzat priten nga kryebashkiaku Luka

Shkodër- 4 ditë përpara mbrëmjes gala ku do të zgjidhet më e bukura e Globit, bukuroshet e “Miss Globe 2014” kanë mbërritur në kryeqëndrën e veriut, Shkodrën.Pas turit në Lezhë, Pukë dhe Ulqin, bukuroshet kanë mbërritur mbrëmjen e së hënës në “Grand Hotel Europa”, aty ku kanë bërë edhe akomodimin.Ndërkohë mëngjesin e së martes delegacioni i Miss Globe ka nisur vizitat nga bashkia e Shkodrës, ku janë pritur nga kryetari Lorenc Luka. Ai ka vlerësuar këtë vizitë në qytetin 2400 vjeçar, ku spikat tradita e bukur e artit dhe kulturës.4Për regjisorin Petri Bozo, njëherësh organizator i këtij eventi, përzgjedhja e Shkodrës për të mbyllur këtë rrugëtim 11-vjeçar të Miss Globe në Shqipëri, nuk është rastësore.Pas Bashkisë, atu ku nuk munguan shkrepjet e momenteve më të veçanta dhe dhuratat për kryebashkiakun Luka, vajzat kanë udhëtuar drejt Alpeve Shqiptare.Miss Globe do të vijë për të gjithë spektatorët mbrëmjen e 8 Nëntorit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.