Berisha demaskon Ramën: Kërcënoi deri në zhdukje, gjykatësen e Kukësit

Tiranë – Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar një rast dhunimi dhe presioni psikologjik të Kryeministrit Rama mbi një gjykatëse të Kukësit, e cila ka liruar një abuzues të energjisë elektrike. Duke e konsideruar si një ndërhyrje të politikës në vendimet e drejtësisë, Berisha i ka bërë thirrje kryeprokurorit Llalla të nisë menjëherë hetimin.Në mesazhin e tij në Fb, Berisha shkruan: "Burime plotësisht të besueshme nga gjykata e Kukesit njoftojne se tre dite me pare Edvin Kristaq Rama ka telefonuar direkt duke share me gjuhen me ordinere dhe kercenuar me zhdukje fizike nje gjykatese te respektuar qe punon prej mbi 30 vjet ne ate gjykate.Shkaku i telefonates, terrorit psikologjik, sharjeve dhe kercenimeve me zhdukje fizike te Edvin Rames ndaj gjykateses ka qene vendimi i saj per te liruar nje person te akuzuar nga Policia per vjedhje te energjise elektrike. Kjo eshte vetem njera nga telefonatat e shumta kercenuese qe Rama u ka bere vete gjykatesve te Gjykates se Vlores, Gjykates Administrative, Gjykates se Apelit Tirane etj.I bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem te nise me urgjence hetimin ndaj ketij rasti skandaloz te presionit stalinist te Edvin Kristaq Rames ndaj gjykateses se Kukesit por dhe gjykatesve te tjere, - thekson Berisha.ar.sh/Oranews.tv