Zvicra referendum në fund të nëntorit, kërkohet kufizim i të huajve

Zviceranët po bëhen gati që të mbajnë në fund të nëntorit një referendum, i cili ka rihapur debatin për çështjen e shumëpërfolur të kufizimit të numrit të emigrantëve në vend.Referendumi i propozuar ka si qëllim kufizimin e dëmeve ndaj ambientit që vijnë si pasojë e rritjes së shpejtë të numrit të popullsisë.Më 30 nëntor, zvieranët do të vitojnë pas nismës së ndërmarrë nga grupi ambjentalist Ecopop, i cili propozon të kufizojë numrin e emigrantëve në 0,2% e numrit të banorëve vendas në vit.Kjo do të bënte që Zvicra të pranonte vetem 16 000 emigrantë të rinj në vit, ndërkohë që momentalisht kjo shifër është 80 000. Mbështetësit e Ecopop thonë se ka shumë presion ndaj tokës dhe burimeve natyrore në Zvicër, ndërkohë që popullsia vendase është rritur me më shumë se 140% që prej vitit 1990, ku të huajtë përbëjnë pothuajse çerekun e saj.Ndërkaq, kundërshtarët e nismës e argumentojnë qendrimin e tyre me faktin se emigrantët përbëjnë forcën më të madhe punëtore në vend, çka i bën ata një nevojë ekonomike në radhë të parë.Sipas raportimeve në vend, në Zvicër momentalisht punojnë rreth 130 000 të huaj, të regjistruar në sigurimet shoqërore.Megjithatë, sipas një sondazhi të realizuar nga televizioni kombëtar dhjetë ditë më parë, 58% e zviceranëve duket se do ta hedhin poshtë propozimin, ndërsa vetëm 35% e mbështesin atë.Referndumi është pjesë e sistemit të demokracisë së drejtpërdrejtë që zbatohet në Zvicër, ku nëse një peticion firmoset nga më shumë se 100 000 vetë ai kalon për referendum dhe nëse aprovohet nga shumica, atëherë shndërrohet në ligj.