Opozita në parlament,Duka: Do kthehemi shpejt me ndërmjetësim
Ka një lëvizje pozitive në kampin e djathtë dhe shumë shpejt opozita pritet t'i rikthehet jetës parlamentare. Kjo është deklaruar nga deputeti republikan Agron Duka, i cili ndonëse nuk zbuloi detaje për këtë rikthim tha se ka një lëvizje edhe në rradhët e ndërkombëtarëve, që janë kërkuar si ndërmjetës."Mendoj se ka një farë lëvizje pozitive dhe me hyrjen në parlament do të shihni një opozitë të re, më dinamike dhe më të fortë e do të shihet edhe në zgjedhjet e ardhshme. Nuk di të them një afat për rikthim por opozita duhet të bëhet në parlament".Duke u ndalur tek aksioni i fundit i INUK në Durrës, Duka ishte i drejtëpërdrejtë kur fajësoi për ndërtimet pa leje, ndërtuesin që është po kaq fajtor sa kyetari i bashkisë Dako."Bashkia e Durrësit qeveriset prej vitesh nga e majta. Ndaj përveç atyre që ndërtojnë pa leje, duhet të penalizohen edhe ata që japin këto leje. Ka një farë selektiviteti. Nëqoftëse Durrësi është kthyer në Kandahar, një pjesë të fajit e ka e majta që përfaqësohet me kreun e Bashkisë. Dako ka konflikt interesi sepse prejardhjen e ka nga biznesi i ndërtimeve, ndaj ka siguruar në treg edhe përfitimet e veta. S’ka qënë thjesht mbyllje sysh", tha Duka.Pyetjes nëse pas kësaj akuze fshihet ndonjë qëllim i tij personal politik Duka iu përgjigj."Opozita ende se ka pranuar reformën territorial, ndaj përderisa s’ka ende një diskutim, s’ka as emër. S'kam pasur asnjë ofertë dhe nuk di si të përgjigjem. Do ta marr në konsideratë nëqoftëse më ofrohet."Intervista e plotë e Agron Dukës në Ora News