Guvernatori i ri, Nishani fton Metën, negociata me shumicën
Të enjten në orën 09:00 të mëgjesit Presidenti i Republikës do të nis konsultimet me krerët e mazhorancës, për guvenatorin e ri.Ora News ka siguruar detajet rreth takimit në presidencë, 1 orë para seancës së rradhës në Kuvendin e Shqipërisë. Takimin po për ORA NEWS e ka konfirmuar dhe vetë kreu i Kuvendit Ilir Meta“Është një kërkesë për takim. Kam një ftesë nga presidenti do të jem atje patjetër,. Pas takimit mund tju them arsyen”Pavarësisht kësaj, burimet i kan bërë të ditur "Ora News" se në presidencë po të enjten në takime të ndryshme do të jenë kryeministri Edi Rama, dhe Kryetari i opozitës Lulzim Basha.Temë takimit konsultativ pritet të jenë emrat e kandidateve për të pasuar Ardian Fullanin në krye të Bankës së shtetit.Gjithashtu ,mësohet se pas këtyre takimeve, presidenti Bujar Nishani ka thirrur një takim tjetër po të enjtën në darkë edhe krerët e mazhorancës, ku mësohet se diskutimi do të fokusohet dhe në çështje të tjera të mprehta, si reforma në drejtësi dhe elemente të tjerë të debatit politik duke mos lënë jashtë vemendjes edhe raporte e mazhorancës me opozitën ende jashtë kuvendit.