Princi Charles dhe Dukesha Kamila vizitë katër ditore në Meksikë
Princi Çarls i Britanisë dhe bashkëshortja e tij Camilla janë takuar me Presidentin e Meksikës Enrique Pena Nieto në Mexico City, gjatë një vizite katër-ditore të tyre, me qëllim forcimin e marëdhënieve dypalëshe.Ceremonia mikpritëse për trashëgimtarin e fronit britanik Çarls dhe dukeshën Camilla u mbajt në Pallatin Kombëtar të Mexico Citytit. Qëllimi i vizitës mbretërore është nxitja e tregtisë dhe rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve.Të dy shtetet kanë vendosur që në 2015 të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën ekonomike, arsimore, shkencore, teknologjike dhe artistike. Princi Charles tha se kjo vizitë është hapi i parë i rritjes së bashkëpunimit."Vitin e ardhshëm, dy vendet tona kanë për qëllim të gjenerojnë më shumë atë që kanë për ti ofruar njëri-tjetrit, me qëllim forcimin e parneritetit mes dy vendeve, deklaroi ai.Ndërkohë Presidenti meksikan Pena Nieto tha se 2015 do të jetë një testament për marrëdhëniet bilaterale.Çifti mbretëror arriti në Meksikë pas një vizite pesë ditore në Kolumbi, me qëllim frcmimin e marrëdhënieve mes vendeve.Charls dhe Kamila vizituan qytetin e Real del Monte në Meksikë dhe para se të kthehen të mërkurën në britani, do të vizitojën edhe qytetin industrial Monterrey.
