Kanadaja dhe Franca: Vetëm sulmet ajrore nuk majftojnë
Në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit mes tyre në Otava, kryeministri kanadez, Stefen Harper, dhe presidenti francez, Fransua Holand, mbrojtën vendimin e dy vendeve për t'iu bashkuar koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik. Por të dy theksuan se pritet më shumë nga ata që po luftojnë në terren."Sulmet ajrore janë të nevojshme sepse i shkaktojnë dëme Shtetit Islamik. Gjithashtu janë të nevojshme edhe sepse i japim mbështetje morale njerëzve atje, që janë edhe viktimat e gjithë kësaj situate. Megjithatë këto sulme nuk mund të jenë të mjaftueshme", theksoi Holand.Edhe kryeministri kanadez, Harper, pranoi që pavarësisht sulmeve ajrore, përgjegjësia më e madhe për ndalimin e avancimit të ekstremistëve bie në duart e kurdëve dhe banorëve vendas irakianë. "Të gjithë besojmë se në mënyrë që kundërpërgjigja ndaj militantëve të ketë efekt, duhet që vetë irakianët të marrin përgjegjësitë e tyre", u shpreh Harper.