Helumt Kohl prezanton librin e tij të ri, “I shqetësuar për Europën”

Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, prezantoi të hënën librin e tij më të fundit me titull "I shqetësuar për Europën".Në ceremoninë e prezantimit në Frankfurt, Kohl shoqërohej edhe nga presidenti i Komisionit Europian, Zhan-Klod Junker."Kam parë kohë të mira dhe të këqija, por kurrë nuk kam rreshtuar së besuari tek Europa", u shpreh 84-vjeçari,.Ky është libri i dytë i Kohl brenda më pak se një muaji, pasi në fillim të tetorit nxori edhe një tjetër, me kujtimet e tij. "Gjithmonë kam qenë i bindur për Europën dhe do të luftojmë gjithmonë për të, për paqen dhe lirinë".Në librin e tij, Kohl shprehet veçanërisht kriktik për pranimin e Greqisë në BE që në vitin 1981, lëvizje që Kohl e konsideron të nxituar. Ai gjithashtu konsideron pjesërisht përgjegjës pasardhësin e tij, ish-kancelarin Gerhard Shrëder për këtë veprim dhe shton se BE-ja është ka filluar të tregohet mjaft e butë në vendosjen e kritereve financiare ndaj vendeve anëtare.Edhe Junker mbështeti pretendimet e Kohl, duke thënë se BE-ja kishte rënë viktimë e falsifikimeve të shifrave. "Ky gabim nuk do të ndodhë më", siguroi Junker, "sepse i kemi dhënë Zyrës Europiane të Statistikave fuqinë për të kontrolluar buxhetet kombëtare të vendeve".I pyetur nga gazetarët e pranishëm në lidhje me problemin rus, Junker u përgjigj:"Rusia mbetet një partner i rëndësishëm për Bashkimin Europian. Nuk mund të ndërtohet me sukses siguria në Europë pa pasur në konsideratë Rusinë. Por kjo nuk do të thotë se do të anashkalojmë shkeljen e ligjeve ndërkombëtare pa kundërshtuar".