Aksident në Elbasan, automjeti përplas për vdekje kalimtaren

Një e moshuar ka gjetur vdekjen teksa tentonte të kalonte rrugën, pasi është përplasur nga një automjet.Aksidenti tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku Gjyle Gjika 70 vjeçe teksa kalonte rrugën është përplasur nga një makinë, e cila drejtohej nga shtetasi Saimir Rexha nga Tirana.Përplasja ka qenë fatale, cfarë i ka shkaktuar të moshuarës vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarja kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së Elbasanit, ku kanë bërë dhe arrestimin në flagrancë të Saimir Rexhës. Ndërkaq blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik, që i kushtoi jetën 70-vjeçares.