20 shqiptarë “peng” në Belgjikë, MPJ: Mungesa në dokumentacion, jemi në kontakte me autoritetet
Ministria e Jashtme ka reguar lidhur me refuzimin e disa shtetasve shqiptare per te hyre ne territorin e Belgjikes. Në një deklaratë për mediat MPJ bën me dije se është ne kontakt me autoritetet belge për të mësuar arsyet e ndalimit, ndërsa paraprakisht mësohet se këta shtetas kane patur mungesa ne dokumentacion.“Lidhur me refuzimin e disa shtetasve shqiptare per te hyre ne territorin e Belgjikes, MPJ sqaron se ka qene, dhe eshte, ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet belge per te mesuar mbi arsyet e ndalimit te ketyre shtetasve dhe mbi gjendjen e tyre. Sipas informacioneve qe kemi marre, rezulton se personat e refuzuar kane patur mungesa ne dokumentacion”thekson MPJ.MPJ sqaron se gjatë muajit janar 2013 u është refuzuar hyrja 16 shtetasve shqiptarë: 12 me kompaninë Belle Air, 3 me Kompaninë Jet Air Fly dhe 1 Turkish Airlines. Arsyet e refuzimit janë : motive të paqarta hyrjeje, mungese mjetesh financiare për të jetuar dhe pasaporta të skaduara. Ndërsa në muajin shkurt, 7 persona: 2 me kompaninë Jet Air Fly dhe 5 me kompaninë Belle Air. Arsyeja e refuzimit është motiv i paqartë dhe mungesë mjetesh financiare për të jetuar.“Në mënyrë specifike, me fluturimin e datës 3 shkurt, me Kompaninë Belle Air u është refuzuar hyrja në territor 5 shtetasve. Mes tyre eshte dhe nje vajze 7 vjecare, e cila pas shqetesimit te ngritur prej nenes se saj per gjendjen shendetesore te vajzes, eshte e shtruar ne spital dhe eshte nen kontrollin e plote te mjekeve. Ndërkohë, sqarojme se znj.Suzana Sulollari, E ngarkuar me Çështjet Konsullore në Ambasadë ndodhet aktualisht prane shtetasve shqiptare qe gjenden në kamp, ndërsa Ambasadori Ilir Tepelena ka kërkuar takim urgjent me Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës së të Huajve, z.Freddy Roosemont” deklaron MPJ.MPJ u sjell dhe nje here ne vemendje shtetasve shqiptare marrjen parasysh te te gjithe rregullave te levizjes ne zonen Shengnen, para se te udhetojne ne keto vende.