Cameron dhe pyetja 2 miliard euroshe! A do paguajë detyrimet Britania?

Është pyetje 2 miliardë euroshe: A do ta paguajë David Cameron shumën që i kërkon Bashkimi Europian?Me shumë gjasa kjo do të ndodhë dhe Kryeministri britanik nuk do t'i shmanget detyrimeve ndaj Unionit. Ajo që mbetet për t'u vendosur është vetëm koha se kur do të kryhet pagesa. Edhe pse afati i BE-së për të kryer pagesën është 1 dhjetori.Kontributet në buxhetin e Brukselit bazohen në një formulë të ndërlikuar, detajet e së cilës janë mjaft të lodhshme për publikun e gjerë.Në thelb, Britanisë i kërkohen para për shkak se që prej vitit 2002 ka bërë një punë më të mirë se shumica e shteteve anëtarë të BE-së.Shuma prej 1.7 milionë stërlinash, ose 2.1 milion eurosh që Britania duhet të dorëzojë në Bruksel përfshin pagesa të prapambetura që nga viti 2002, praktikisht 150 milionë në vit, për 11 vite.Në Britani zyrtarë të nivelit të ulët, që ishin marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë me rishikimin e pagesave ndaj BE-së, kishin dijeni për shumën, por vetëm në fillim të Samitit të fundit të Unionit shoqëruesit e Cameron u bënë të vetëdijshëm se do t'ju bëhej kërkesa, kur morën njoftimin nga homologët e tyre danezë.Megjithatë, sipas “Financial Times”, kancelari Osborn nuk ia kaloi informacionin Kryeministrit, i cili u gjend në befasi, një lëvizje e habitshme kjo duke parë marrëdhënien e ngushtë mes tyre.Sipas mediave britanike, pakënaqësia për pagesat ndaj BE-së dhe fenomeni UKIP janë të lidhur ngushtë.Partia e opozitarit dhe euroskeptikut Najxhëll Faraxh e ka frikësuar Cameron, pasi ai e di mirë që Faraxh, edhe pse kundërshton BE-në duke marrë fonde prej saj, është aq i guximshëm sa për t'u larguar fare nga BE-ja.Dhe duke pasur parasysh gabimin e bërë që në vitet ‘50, kur Britania nuk iu bashkua Komunitetit Ekonomik Europian, pararëndëses së Bashkimit Europian, Cameron është i vendosur që të luajë një lojë të fortë, por në fund do të përmbushë detyrimet dhe përgjegjësitë që vijnë duke qenë se vendi i tij është një ndër ekonomitë më dinamike në kontinent.