"Të jetosh në ishull", fëmijëria në Sazan e shkrimtares italiane Rina Durante

"L'Isola di Rina. Ritorno a Saseno" është libri kushtuar shkrimtares italiane Rina Durante, e cila kaloi fëmijërinë e saj "të lumtur dhe të shkujdesur" në ishullin e Sazanit gjatë viteve 1930, ku i ati ishte Komandant i artilierisë së Batalionit Regia Marina, deri në fillimin e Luftës së Dytë botërore.Përmes dokunentarit, të pranishmit vizituan vendet ku Rina Durante kaloi një fëmijëri "të lumtur dhe të shkujdesur".Në prani të regjisores së dokumentarit Caterina Gerardi, shkrimtares italiane Ada Donno, si dhe të shkrimtareve Diana Çuli dhe Tatjana Kurtiqi, që realizuan tekstet e librit, u shfaqën për herë të parë fotografi të viteve '30 të ishullit të Sazanit ku dikur banonin 2 mijë ushtarakë sëbashku me familjet e tyre.Në ishull ka patur spital, kinema, dyqane, pallate, kopshte dhe shkolla, por tani askush nuk jeton më aty.