Kultivimi i gështenjës, grumbulluesit: Duhet industri e mirëfilltë përpunimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2014, 18:11
Tropojë- Grumbulluesit dhe përpunuesit e frutit të gështenjës, në rrethin e Tropojës, kërkojnë që të ngrihet një stabiliment për përpunimin e gështenjës.Për ta nevojitet një industri e mirëfilltë e grumbullimit dhe përpunimit, duke qenë se vetëm në rrethin e Tropojës janë rreth 2400 hektarë me rrënjë gështenje, masivi më i madh në Ballkan.Vetëm në rrethin e Tropojës, çdo vit fitohen nga shitja e gështenjës rreth 3 milion euro, nga 300-400 mijë euro që fitoheshin në vitet e shkuara. Aktualisht, çmimi i një kilogrami gështenje arrin në 1 euro, nga 15-20 lekë që tregtohej në vitin 2006.