Ujësjellësi nis punimet për të furnizuar 800 familjet në Kodër Vilë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2014, 18:33
Kodër Vila në Durrës, një zonë e populluar pas demokracisë me banorë kryesisht nga Zona Veriore, sot ka rreth 800 familje, që prej vitesh nuk kanë mundur të siguronin ujin e pijshëm në banesa.Por duket se po çelet një shpresë për këta banorë. Ujësjellës Kanalizimet në Durrës kanë nisur investimin për furnizimin e mbi 3 mijë banorëve të Kodër Vilës me ujë në zonën e Kodër Vilës dhe zonën e Çezmës së Ferrës.Zona e Kodër Vilës, për shkak të terrenit nuk ka pasur furnizim të rregullt me ujë gjithë këto vite.Punimet po kryhen me fondet e Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe pas përfundimit të tij, një investim i ngjashëm pritet të realizohet edhe në Kodrën e Rrashbullit.