S’ka treg për pataten, fermerët në Korçë e Stëblevë: Po kalbet prodhimi
Korçë- Ashtu si edhe molla e cila ka mbetur stok në magazinat e fermerëve, i njëjti fat duket se i është rezervuar edhe patates.Dhjetra fermerë të fshatrave, Rrembec, Pendavinj e Pojan në Korçë, ankohen për mungesën e tregut, në një kohë që duhej të ishte shitur të paktën gjysma e prodhimit, ndonëse fermerët e kanë ofruar prodhimin edhe nën kosto.Në zonen e Stebleves janë rreth 12 mijë ton patate që rrezikojne të kalben, për të njëjtën arsye si në Korçë, mungon tregu i shitjes.Fermerët thonë se kjo kulturë bujqësore është e njohur në Steblevë dhe mosshitja u heq atyre të vetmin burim të ardhurash. Ata kërkojne nga shteti t'i subvencionojë, ose tu krijojë tregshitje.Bujqësia është sektori me i zhvilluar në fushën e Korçës, por edhe në Steblevë, zonën e thellë malore që kufizohet me Dibrën.Por nga viti në vit fitimet dhe siperfaqet e mbjella po tkurren për shkak se fermerëve iu mungon motivimi, gjetja e një tregu shitjeje për prodhimet e tyre.