PD: Përfaqësuesi i 394 milionëve të Veliajt, kandidat për kreun e AMA-s
Partia Demorkatika ka vijuar denoncimin, duke pretenduar fakte të reja mbi skandalin financiar prej 394 milionë lekësh, për vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri.Sipas deputetit, Gerti Bogdani, kompania e vëllait të Ministrit Veliaj, e themeluar 8 muaj më parë nuk plotëson kriterin kryesor teknik, që është bilanci i vitit të kaluar.“Kushti kryesor teknik është që kompania garuese të paraqesë bilancin e vitit të fundit. Një kusht i paplotësuar nga kompania e Veliajt, derisa kishte vetëm disa muaj që ishte krijuar, saktësisht me 17 janar të këtij viti.Objekti i i shoqërisë lidhet me organizimin e fushatave, reklamave dhe marrdhëniet me publikun. Dekorimi i qytetit nuk parashikohet.Kjo është një tjetër shkelje. A e bëjnë këto shkelje dhe ky abuzim, përfaqësuesin e Erion Veliajt një kandidat të përshtatshëm për të drejtuar Autoritetin e Medias Audiovizive.Për standartet që i duhen Shqipërisë dhe Europës, jo. Për standartet e ministrit dhe Edi Ramës po”.Por për demokratët skandali nuk mbaron këtu, përfaqësues ligjor i kësaj kompanie është Gentian Skënderaj, i projektuar sipas tyre nga Ministri Veliaj, për të shkuar lart duke u propozuar dhe miratuar si kandidat për kreun e AMA-s.“Përfitimi financiar me dekorin e qytetit nga qeveritarët, mund të merret në mbrojtje nga Edi Rama, por faktet e bëjnë skandalin edhe më tronditës.Përfituesi i 394 milionë lekëve me prokurim të drejtpërdrejtë, Gentian Skënderaj, është më shumë se sa përfaqësuesi ligjor i kompanisë së Erion Veliajt dhe vellait te tij.Ai është projektuar nga Ministri i Edi Ramës për të shkuar lart, propozuar dhe miratuar si kandidaturë për kreun e AMA-s”.Sipas demorkatëve, qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë mirë, sesa qesharake është kur Erion Veliaj flet për të varfërit, teksa me një firmë përvetëson 394 milionë lekë të taksapaguesve.Dokumenti i QKR-së ku tregohet se kompania e Veliajt ka vetëm 8 muaj që është krijuar, ep përfaqësues kandidatin për kreun e AMA-s