Turqia rrëmben "Marie Krajën", çmimi i dytë për Kosovën, Rumania e treta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2014, 17:40
Tiranë- Turqia është shteti tek i cili shkoi trofeu i Festivalit Operistik "Marie Kraja". Këngëtarja turke, Deniz Jetim, rrëmbeu çmimin e madh në këtë edicion të 14-ë.Çmimi i dytë shkoi për artisten 21-vjeçare nga Kosova, Marigona Qerkezi, ndërsa i treti për Rumaninë.Në Festivalin Operistik "Marie Kraja" në të cilin morën pjesë 15 shtete nga e gjithë bota u dha edhe çmimi i këngës legjendë, ku instrumentistët e orkestrës përzgjodhen artisten nga Greqia.E veçanta dhe surpriza e Festivalit ishte kënga "Per ty Atdhe", e kënduar shqip nga fituesi i edicionit të kaluar.