Nuse të ekstremistëve, Boko Haram marton me luftëtarët vajzat e marra peng

Lideri i grupit Boko Haram, të paktën kështu deklarohet ai, Abubakar Shekau, thotë se 200 vajzat e rrëmbyera gjashtë muaj më parë I ka martuar me luftëtarët e tij."Ne i kemi martuar vajzat dhe ato janë në shtëpitë e tyre tashmë”, citon agjencia e lajmeve AFP të ketë thënë Shekau, i cili ka shtuar se të gjtiha vajzat tashmë janë konvertuar në myslimane dhe madje kanë mësuar përmendësh dy kapituj të kuranit.Lajmi ka hedhur poshtë dekalratën e qeverisë nigeriane, e cila pak kohë më parë tha se së shpjeti vajzat do të lirohen. Ushtria nigeriane dekalron se liderin e grupit terrorist Boko Haram, e ka vrarë para një viti çka vë në konfunsion orogjinalitetin e deklaratave të Shekaut.Zakonisht, kryengritësit, një ditë para postimit të videove të tyre, një kopje të tyre ja dërgojnë agjencisë franceze të lajmeve. Video e fundit, me lajmin e martesës së 200 vajzave, ka vënë në dyshim lirimin e vajzave, i cili do të vinte si rezultat I bisediemve mes grupit Boko Haram dhe qeverisë së Çadid.Personi që pretendon se është Abubakar Shekau gjithashtu mohoi të ketë pasur armëpushim në pritje të bisediemve, duke shtuar se grupi i tij madje po mban peng një gjerman të rrëmbyer në muajin korrik.Grupi Boko Haram, emri i të cilit do të thotë edukimi perëndimor është i ndaluar, ka pesë vjet që po përpiqet të vendosë një shtet islamik në Nigeri nëpërmjet vrasjeve, rrëmbimeve dhe fushatave terrorizuese. Grupi ekstremist është kërcënim kryesor i vendit afrikan, i cili konsiderohet edhe më I rëndësihmi në prodhimin e naftës.