Korçë, rritet numri i qytetarëve në sportelet e OSHEE
Korçë-Vijon aksioni kundër vjedhësve të energjisë elektrike në qytetin e Korçës, aksion i cili nuk po penalizon vetëm vjedhësit apo bizneset që nuk paguajnë por edhe abonentët familjarë.Në zyrat e OSHEE sot gjje me dhjetëra familje të cilave iu ishte prerë energjia për shkak të faturave të prapambetura. Famijlarët ankohen se nuk i kanë lënë nga dëshira por nga mungesa e të ardhurave për shkak se nuk janë të punësuar.Ka edhe nga ata qe nuk e fshehin ironinë në këto raste,por që realisht nuk do të ishte çudi që shumë familje të varfra t’iu rikthehen llambave me vajgur.Ndërkohë duket se arrestimi i vjedhesve të energjisë nga policia ka qenë vetëm nje show ose hap për të trembur abonentet pasi gjykata katër prej tyre i ka nxjerrë nga qelia duke iu vendosur masëen e detyrimit për tu paraqitur pranë oficerit te policise gjyqesore.