Basha, shpërblim sportistëve me medalje të klubit "Tirana", e nis me Uldedajn
Tiranë – Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha do të stimulojë sportistët e klubit “Tirana”, të cilët do të fiitojnë medalje në aktivitetet ndërkombëtare.Pikërisht sot ai, Basha priti në një takim fituesin e medaljes së bronzit në kampionatin europian tëtë rinjve që u zhvillua në Zagreb, Jurgen Uldedajn. Duke e përgëzuar boksierin Uldedaj i cili është dhe sportist i klubit “Tirana”, kreu i Bashkisë shprehu kënaqësinë për përfaqësimin dinjitoz që sportistët e klubit “Tirana” po i bëjnë Shqipërisë në kompeticionet ndërkombëtare.Z. Basha ka premtuardhënien e një shpërblimi për boksierin Uldedaj dhe një kujdes të veçantë nga Bashkia, në mënyrë që të vazhdojë të përfaqësojë me dinjitet Shqipërinë edhe në kompeticionin e ardhshëm e të fitojë medaljen e artë.Oranews.tv