Rekord, aktualisht 5816 persona në qeli! Na kushtojnë 3 mln € në muaj

Tirane- Shënohet shifër rekord i numrit të personave që janë në burgje.Në 22 institucionet e vuajtjes së dënimit në të gjithë vendin, aktualisht ndodhen 5816 persona, numri më i lartë ky që nga viti 1990 e deri më sot në Shqipëri, një shifër që i kushton shtetit shqiptar 3 milionë Euro në muaj.Shifra u bë publike dje gjatë emisionit “Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku nga deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Alban Zeneli.Sipas Zenelit kjo shifër tregon shumë gjera dhe nuk ka lidhje vetëm me numrin e mbipopullimit, por më shumë se kaq atë të terrorit që po mbillet te qytetarët.Por kjo është kundërshtuar nga deputeti i PS Arben Çuko i cili deklaroi se qeveria dhe mazhoranca është e predispozuar të vendosë shtet ligjor duke vendosur përpara ligjit cilindo që shkel ligjin edhe për faktins e për këtë kjo mazhorancë është votuar.Anëtari i Akademisë së Shkencave dhe analisti Apollon Baçe shkoi edhe më tej kur argumentoi se me këtë ritëm arrestimesh ne mund të kalojmë shifrat për frymë të popullisë të shumë vendeve perëndimore.Por a tregon kjo shifër rritjen e cilësisë së shtetit ligjor apo kemi të bëjme me një shtete policor?Pjesëtarët në panel i mbështetën aksionet e policisë ndaj vjedhësve të energjisë, ndaj shkelësve të qarkullimit rrugor dhe ndërtimeve pa leje, por hodhën dyshime për mënyrën se si kryhen ato.Gjithsesi e vërtetë është se të gjithë si shoqëri kërkojmë shtet ligjor por kur policia ndalon, arreston dhe gjobit shkelësit e ligjit, një pjesë deklaron se ky është shtet policor.