Lamtumirë Cuk, ndahet nga jeta aktori i njohur Fadil Kujovska
Tiranë-Është ndarë nga jeta në moshën 63 vjeçare aktori i njohur Fadil Kujovska, i njohur ndryshe edhe me emrin Cuku, për shkak të rolit të tij në filmin "Dy herë Mat".Aktori ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.Kujovska kishte pak kohë që ishte kthyer nga Itali, pasi kishte shkuar aty për trajtim mjekësor.Fadil Kujovska ka lindur më 14 shkurt 1951 në Tiranë. Ai i kreu studimet e larta për aktrim ne Institutin e Larte të Arteve dhe në vitin 1974 filloi punë në Televizionin Shqiptar. Në vitin 1975 interpretoi në Teatrin e Gjirokastrës, ndërsa nga viti 1978 ishte aktor në Teatrin Kombëtar.Ja filmat e Fadil KujovskësFilumena Marturano - (2009) teatërTrapi i vjeter - (2005)Parullat - (2001)në rolin e PashkutBorxhliu - (1998)Kolonel Bunker -(1998)Pak freskët sonte - (1994) në rolin e kinezitNata e dymbëdhjetë - teatër-komediHistoriani dhe kameleonët - (1989)Shkëlqimi i përkohëshëm - (1988)Tela për violinë - (1987)Dy herë mat - (1986). Në rolin e CukutKush vdes në këmbë-(1984)Duaje emrin tënd-(1984) në rolin e .llogaritaritDasma e shtyrë - (1984)Dita e parë e emrimit - (1981) në rolin e ShoferitAgimet e stinës së madhe - (1981) në rolin Mehill Bani, tekniku i urës.