Gjiknuri: Njësi speciale për punonjësit e OSHEE që abuzojnë me energjinë
Qeveria shqiptare po përgatit ngritjen e një njësie të veçantë pranë task-forcës në mënyrë që të investigojë të gjithë punonjësit e sistemit të shpërndarjes së energjisë që bashkëpunojnë me keqbërësit e energjisë elektrike.Këtë fakt e ka bërë të ditur ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërsi.“Qeveria shqiptare me vendim të Këshillit të Ministrave do të ngreje një njësi speciale operacionale pranë ministrisë, pranë task-forcës që te jetë një tjetër strukturë e pavarur për të investiguar punën e shoqërisë së shpërndarjes për të eliminuar abuzimin brenda shoqërisë së shpërndarjes. Ka njerëz që bashkëpunojne më keqbërësit e energjisë dhe kjo është një masë e nevojshme dhe do t’i krijojmë mundësi qytetarëve që të denoncojnë, ndaj çdo lloj abuzuesi, si ky Brovina që kanë vila dhe paguajnë sigur të jenë fukarnje ”, tha Gjiknuri.Ministri Gjiknuri tha se njerëzit që janë në nevojë nuk do të preken nga ristrukturimi i çmimit të energjise elektrike dhe këto masa janë shumë të rëndësishme.“Njerëzit që janë në nevojë nuk do të preken nga ristrukturimi i çmimit të energjise elektrike. Ne jemi të vendosur që mbrotje e njerëzve të realizohet por edhe sistemi të marrë frymë. Këto masa, kjo terapi e parë është e nevojshme për ta sjellë sistemit në shinat e ligjit dhe kjo është beteja e njerëzve të ndershëm, e njerëzve që janë të gatshëm të kuptojnë rreziqet që ka sistemi energjitik shqiptar dhe të mbajnë një pjesë të barrës për të kthyer një sistem energjitik më të sigurtë”, u shpreh ministri.ex/oranews.tv/