Ish drejtori i Qytetit Studenti arrestohet për vjedhje të energjisë
Tirane- Bujar Brovina (ne foto) një ish-eksponent i njohur i PD-së dhe ish drejtori i Qytetit Studenti është ndaluar sot nga policia nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.Ka qënë vete ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, që në seancën parlamentare të ditës së sotme deklaroi se Brovinës i janë gjetur tre lidhje të paligjshme në banesën e tij tre katëshe." Pse opozita shqetësohet. Marr vesh tani informacionin e fundit. Bujar Brovina, eksponent i lartë i PD, drejtori i Qytetit Studenti, me një vilë 3-katëshe me 3 lidhje të paligjshme, ja pra një eksponent i PD, ish-drejtues i lartë, ky është njeriu i cili ankohet se pse po i bie në qafë policia se ka 3 lidhje të paligjshme dhe ky është ai i fashës, që paguan fashën, se kanë disa sahatë, kanë disa lidhje. Po ky është halli i opozitës jo i joni, ne jemi me qytetarët e thjeshtë " tha Gjiknuri.Prej tre ditësh policia e shtetit po vijon aksionin e prerjeve të lidhjeve të paligjshme të energjisë duke shoqëruar në komisarite mbi 70 persona midis të cilëve edhe biznesmenë.Brovina ka qënë drejtori i Qytetit Studenti në Tiranë, shpesh herë i vënë në akuzë nga individë për korrupsion dhe përfitim të miliona dollarë në rrugë antiligjore.