Studimet e integruara, Fakulteti i Durrësit siguron edhe vendet e para të punës
Durrës - Ceremonia e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Studimeve të Integruara në Universitetin "Aleksandër Moisiu" të Durrësit, solli në vëmendje mundësinë e punësimit të të rinjve pasi marrin diplomën në xhep.Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se duhet mbështetur ky lloj arsimi, ku biznesi bëhet partner me Universitetin për t'u siguruar vende pune të rinjve.“Ky gërshetim eksperiencash dhe kontributesh forcojnë bindjen që programe të tilla studimesh, provojnë cilësi gjithnjë e në rritje. I gjithë sistemi arsimor duhet të fokusohet tek arsimi si aftësim drejt punësimit si dhe tek krijimi i mundësive, zhvillimi i projekteve me ndikim të drejtëpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit”, u shpreh Nikolla.Disa Kompani biznesi partnere kanë trajnuar dhe mbështetur financiarisht studentët e FASTIB që studiuan për degët Marketing, biznes peshkimi, menaxhim turizmi, etj, të cilëve ne ceremonine diplomimit, iu dorëzuan jo vetëm diplomat, por edhe kontratat e punës./nzh/oranews.tv/