Ne hetim zyrtarët e BE-së, shefi i EULEX sot para medias

Shefi i EULEX ne Kosove, Gabriele Meucci do të mbajë sot një konferencë për shtyp për skandalin e korrupsionit me gjykatesit dhe prokurorët e misionit.Ndërkohë mediat në Kosovë kanë zbuluar sot fakte të tjera akuzat e korrupsionit.Sipas Koha Ditore shefi i departamentit të EULEX-it për drejtësi, Silvio Bonfigli, kishte në dorë të gjitha provat që dëshmonin se kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna, dhe ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit, komunikonin me sekserë të ndryshëm.Një raport konfidencial, që ka siguruar "Koha Ditore", shoqëruar me përgjime telefonike, implikon këta dy zyrtarë të lartë të drejtësisë së EULEX-it në krim dhe korrupsion.Raportin informues ia kishte drejtuar prokurorja Maria Bamieh në vitin 2012.Me anë të tij ai kërkonte që të kryheshin hetime bazuar në provat e siguruara.EULEX-i nuk e kishte bërë këtë, por kishte hapur procedura disiplinore kundër prokurores Bamieh për parkim makine."Kam vërejtur në përgjimet pasuese të telefonit të të dyshuarit Ilir Tolaj se ka bazë për një hetim të brendshëm të asaj çfarë ka dalë prej përgjimeve", shkruan Bamieh.Mendoj se informacionet që kanë rrjedhur janë shumë të rëndësishme dhe se mund të dalë se anëtarë të lartë të stafit, si dhe punëtorë lokalë mund të jenë përfshirë. Përgjimet përmbajnë kërcënime për të më rrahur mua dhe disa gazetarë", shprehet ajo.