Hapet konkursi i artit me mjete të riciklueshme për të rinjtë e Tiranës
Tiranë – Të rinjtë e moshës nga 16 deri në 30 vjeç kanë mundësinë të fitojnë një konkurs arti me materiale të risiklueshme, pasi kanë ende shumë kohë deri më 21 nëntor. Është Ministria e Kulturës ajo që ka shpallur konkursin që më 21 tetor dhe kujton sërish se ka shpallur konkursin në kuadër të projektit “Arti nëpërmjet riciklimit”.Kjo nismë ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve krijuese tek të rinjtë e qarkut të Tiranës për artin pamor nëpërmjet materialeve të riciklueshme. Sipas ministrisë, konkursi “ECO-ART” fton të rinjtë, 16-30 vjeç, nga qarku Tiranë, të paraqesin një vepër arti të ndërtuar me materiale të riciklueshme shoqëruar me një përshkrim për idenë dhe mënyrën e realizimit të veprës në adresën: Rr. Mine Peza, Vila Nr. 4 (ish Komitetit Shkencave), Tiranë.Punimet do të vlerësohen nga një komision i posaçëm, me ekspertë dhe profesionistë të fushës së artit dhe riciklimit. Për punimet më të mira do të shpërndahen çmime. Afati i fundit i dorëzimit të veprës së artit me materiale të riciklueshme është data, 21 Nëntor 2014, ora 1700.ar.sh/Oranews.tv