Në janar Urgjenca e re merr nr.112, Tirana koordinon të gjitha ambulancat

Tiranë – Në janar të vitit 2015, në të gjithë Shqipërinë do të nisë punën Shërbimi Kombëtar i Urgjencës, që do të reformojë plotësisht këtë shërbim mjekësor me aq mangësi.Urgjenca do të komandohet nga Qendra e Komand-Kontrollit në Tiranë dhe do të ketë një nr. unik, nr.112, i cili është në të gjithë Europën. Autoambulancat nuk do të qëndrojnë më nëpër spitale, por do të shpërndahen në të gjithë territorin e vendit dhe pranë vendit ku paraqitet nevoja, do të shkojë autoambulanca më e afër, e koordinuar nga Qëndra e Tiranës.Zv.Ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, i ftuar në emision “Ditë e re” të gazetarit Enkel Demi, ka shpejguar sot detajet e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, i cili pritet të miratohet sot në Kuvend me votat e mazhorancës dhe të nisë punën menjëhërë në janar, pas dy muajsh.Ja sesi i shpjegoi Rjepaj, detajet e ligjit të ri të Urgjencës: “Hartimi i projektligjit për Urgjencësn Mjekësore ka qënë një nevojë e madhe, se nga pikëpamja e organizimit, është i fragmentuar, është i organizuar në çdo spital rajonal apo bashkiak; ofrohet edhe një numër për ta thirrur, ku përjashtim bën vetëm vetëm Tirana që e ka në QSUT dhe në shërbimin parësor.Por, Shërbimi i Urgejncës deri më sot nuk ka pasur koordinim të mirëfilltë, ‘majën e piramidës”, jo vetëm për thirrjet telefonike apo komunikimin me radio, por dhe për koordinimin e transportimit spitalor, dërgimin e ndihmës, qytetarit.Hartimi i këtij projektligji, që besoj se sot do të miratohet në seancë plenare në Kuvend, do të bëjë që të kemi më në fund një mekanizëm ligjor për të shtruar shinat mbi të cilat do të zhvillohet programi i Urgjencës Mjekësore në Shqipëri. Ai vendos krijimin e një institucioni kombëtar që quhet Shërbimi Kombëtar i Urgjencës, i cili do të jetë institucioni që nuk do të bëjë thjesht politika, por do të hartojë protokollet dhe standartet me të cilat do të ofrohet Shërbimi i Urgjencës dhe njëkohësisht do të bëjë edhe monitorimin e do të nxjerrë të gjitha nevojat dhe problemet që ekzistojnë në shërbimin e urgjencës në mbarë vendin; ky është edhe një nga rastet më fatlume që aprovimi i një ligji shoqërohet edhe me një faturë financiare.Jemi duke punuar paralelisht për hartimin e akteve nënligjore, në mënyrë që në janar 2015 të fillojë nga puna Shërbimi Kombëtar i Urgjencës, që gjatë gjithë vitit 2015 do të ngrejë gjithë infrastrukturën për të standartizuar shërbimin në të gjithë departamentet e Urgjencës në spitale në të gjithë Shqipërinë. E jo vetëm këtë, por për të koordinuar të gjitha autoambulancat duke mundësuar një organizim më funksional dhe administrim më të mirë.Pjesë e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës do të jetë edhe Qendra e Komand – Kontrollit, e cila do të jetë unike për të gjithë vendin. Në ligj kemi vendosur që të jetë një numër unik për Urgjencës Mjekësore, nr.112, një numër paneuropian. Kjo vendimarrje ka qënë edhe për faktin se në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit po punon me PAMECA-n për të vendosur nr.112. Ideja është për një qëndër operacionale për të gjitha thirrjet pranë Policisë së Shtetit, që pastaj do të transferohen sipas problematikës.”I pyetur konkretisht nga gazetari Demi se” në një rast urgjence në Patos,për shembull, telefonohet nr. 112, thirrja shkon në Qendrën e Tiranës. Por, çfarë bën Tirana?”Rjepaj sqaroi: “Në Tiranë, përveçse merret thirrja, pas qëndron një planifikim i detajuar, i imtësishëm i gjithë territorit, shpërndarja e autoambulancave, tashmë jo stative nëpër stacione spitalore, por në terren, duke kalkuluar mundësinë më të mirë për të qënë në të gjitha pikat brenda një kohe të caktuar. Teknologjia e bën të mundur këtë.Të gjithë procedurën do ta zbatojë qendra operacionale e Tiranës, sepse ne synojmë edhe të dokumentojmë në mënyrë dixhitale, momentin e thirrjes, momentin e kërkesës për të çuar autoambualncën, momentin e marrjes së personit në nevojë dhe momentin e dorëzimit në qëndrën spitale, ku do të orientohet nga Qëndra e Komand – Kontrollit, - përfundoi Zv.ministri.ar.sh/Oranews.tv