Monumentet shqiptare edhe në celular, studenti i UPT 'shpik' aplikacionin
Tiranë – Shqiptarët mund ta instalojnë në telefonët e tyre një aplikacion të ri MonumentAl, punuar tërësisht nga një student shqiptar i vitit të dytë të UPT-së, në degën Inxhinjeri Informatike, Aldo Ziflaj.Aplikacioni MonumentAl për platformën Android ka për qëllim të prezantojë të gjitha monumentet e kulturës në Shqipërisë, të detajuara me përshkrime, fotografi dhe hartë ndërvepruese.Ziflaj e finalizoi këtë projekt në koordinim me Ministrinë e Kulturës në kuadrin e konkursit për ide innovative në administratën publike, që filloi në muajin maj 2013 dhe grumbulloi mbi 200 aplikues. Nga konkursi dolën 7 projekte innovative dhe të cilat do të implementohen gjatë muajve në vijim dhe kanë si fokus rritjen e efikasitetit në shërbimet publike, rritjen e transparencës, thjeshtimin e shërbimeve dhe uljen e kostove.Aktiviteti u organizua nga Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike znj. Milena Harito dhe Zv/Kryeministri z. Niko Peleshi.armanda shtembari/Oranews.tv