NATO në alarm, 26 avionë rusë shkelin hapësirën e BE-së

NATO ka pikasur avionë gjuajtës rus në hapësirën e Bashkimit Europian, pikërisht mbi detin Baltik, detin e Zi dhe në veri të oqeanit Atlantik, duke e konsideruar një aktivitet të pazakontë në qiejt europianë.Sipas deklaratës së NATO-s, janë 26 avionë rus të pikasur nga Aleanca e Atlantikut, ku shumë prej tyre përbëjnë edhe rrezik për trafikun ajror civil, sepse nuk kanë planifikime fluturimi dhe për pasojë nuk mund të vërehen nga Aviacioni Civil.