Intervista - Artur Zheji: Aksioni për energjinë - Bojkoti i opozitës - 29 Tetor 2014
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2014, 21:29
Aksioni i reformave të ndërmarra nga qeveria, sipas analistit Artur Zheji, do të shërbejnë për të hequr “kancerin shumë qelizor” që ndodhet në shoqërinë shqiptare, duke vënë në vend një rend të shkatërruar. I ftuar në RTV “Ora News”, përballë gazetares Jonida Shehu, ai tha se nisma për energjinë dhe aksione të tjera para saj, shtojnë shpresën te qytetarët se ky vend mund të bëhet. Lidhur me Bojkotin e opozitës, duke analizuar ngjarjet dhe situatën e krijuar, Zheji u shpreh se qëndrimi i opozitës jashtë parlamentit është një veprim i tejzgjatur, por gjithashtu shtoi se kthimi i saj në parlament do të ishte në të mirë të saj dhe interesit publik.