Bazat e sipërmarrjes, nxënësit vënë në zbatim mësimet në shkollë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2014, 21:58
Tiranë - Punime nga nxënësit e sistemit parauniversitar janë ekspozuar në një panair në ambjentet e "Shkollës së Kuqe" në kryeqytet.Projekti pilot përfshin 14 shkolla dhe ka si synim përshtatjen e kurrikulave mësimore me tregun e punës si dhe aftësimin e nxënësve, që në të ardhmen të këtë më tepër mundësi punësimi.Ministrja e Arsimit dhe Sporteve në fjalën e saj theksoi se gjithçka që ndodh brenda shkollës është e rëndësishme. Entuziazmi i nxënësve është qartësisht i dallueshëm, ndërsa shprehen optimistë për vazhdimin e projektit. Të pranishëm në panair ishin mësues, prindër të nxënësve, biznese, e partnerë social, të cilët kanë mundësi të njohin dhe bashkëpunojnë me veprimtaritë e planifikuara nga shkollat.