51 vende nënshkruajnë marrëveshje globale për të luftuar evazionin fiskal
Gjermani- Ministrat e Financave dhe krerët e taksave nga 51 vende nënshkruan një marrëveshje për shkëmbim të informacionit fiskal, një përpjekje kjo për ti dhënë fund evazionit global fiskal.Pakti multilateral u nënshkrua në Berlin, gjatë një takimi të kordinuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.Mbledhja u kryesua nga Ministrat e Financave të pesë ekonomive më të mëdha europiane, si Volfgang Shauble i Gjermanisë, Michel Sapo i Francës, Pier Carlo Padoan i Italisë, ai i spanjës Luis de Guindos dhe George Osborne i Britanisë së Madhe.Ministri i Financave gjermane, Volfgang Shable, tha se ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm për rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar mes autoriteteve tatimore.“Zbatimi i standardit të ri dhe fillimi i shkëmbimit të informacioneve aktuale në 2017 janë një sukses i madh në luftën kundër evazionit fiskal ndërkombëtar. Nga e kaluara kemi mësuar se nësë kjo nismë rezulton e suksesshme, do të ndiqet më pas edhe nga vendet e tjera”.Shuble shtoi se shkëmbimi automatik i informacionit të llogarive financiare mbetet i hapur edhe për vendet e tjera , të cilat janë të mirëpritura të bashkohen në këtë nismë.Premtimi nga kaq shumë vende për të shkëmbyer të dhënat e taksave është rezultat i vite të tëra përpjekje nga ana e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim për të promovuar transparencën.