“Energjia”, Bejtja: S’mjafton të jesh burokrat i mirë, se del një fodull i zoti që vjedh
Tiranë- Qëndrimet lidhur me aksionin për vjedhjen e energjisë vijojnë të jenë të ndryshme, kur është përmbyllur dita e dytë operacionale. Por për ndërmarrësit e këtij aksioni, ishte momenti i duhur për tu hedhur në aksion.Numri dy i Ministrisë së Energjisë, Ilir Bejtja, thotë se këto masa janë të drejta. I ftuar në emisionin Tonight Ilva Tare, zëvendës.ministëri tha se sot nuk mund të kryesh detyrën duke qenë thjesht një burokrat i mirë, pasi dikush është fodull shumë i zoti, që refuzon të zbatojë ligjin dhe ky është vjedhësi.“Nuk do të thoja se janë masa ekstreme, por të drejta. Rrjedhë llogjike e një procesi që ka filluar që kur morëm drejtimin e OSHEE, që ka filluar me disa hapa, krijimin e një task-force, reformimin e ndërmarrjes, uljen e nivelit të humbjeve për të arritur në një moment rezistence. Sot shohim se nuk mund të kryesh detyrën duke qenë thjesht një burokrat i mire, pasi dikush është fodull shumë i zoti.Në momentin që ti ndërhyn për të zbatuar ligjin, vjedhësi refuzon ta zbatojë. Ata janë qytetarë në fakt, por për rastin e energjisë janë vjedhës sakohë e vjedhin. Refuzimi i tyre ka qenë i hapur, sot ti e ndërpret energjinë , ata nesër e gjejnë një mundësi që ta lidhin. Vunerabiliteti i rrjetit për të ndërhyrë ua ka dhënë këtë mundësi. Por kjo nuk lidhet me faktin se telat janë në ajër dhe ata mund ta vjedhin, kështu janë dhe në Amerikë”.Bejtja shpjegoi dhe arsyen e përfshirjes së policisë së shtetit në këtë operacion.“Kemi pasur raste që njerëzit guxojnë, vënë dhe jetën në rrezik, hipin në transformatorë, bëjnë dhe elektriçistin, kanë thyer dhe kokën duke rënë nga lartësia, kanë vdekur duke futur duart nëpër rrjete.Kanë krijuar probleme jo thjesht duke vjedhur energjinë, por dhe më gjerë se kaq.Kjo është thjesht një refuzim i tyre për të paguar një mall të cilin ata e blejnë në kushte maksimale tolerance, pasi ua japim, i lëmë ta harxhojnë, në fund të muajit u çojmë faturën dhe refuzojnë ta paguajnë.Disa të tjerë edhe më keq, nuk paraqiten fare, por e vjedhin. Është një aksion logjik që u mor në momentin e duhur për tu treguar të gjithë qytetarëve, sidomos atyre që janë pagues të rregullt që ne do mbrojmë interesat e tyre jo thjesht për faturën që paguajnë, por dhe për shërbimet e munguara si pasojë e humbjeve që vinë në rrjet që të tjerët bëjnë në kurrizin e tyre”.
Guxholli:Zhurmë propagandistike për të përdorur hajdutin Për eksperten e ekonomisë, Suzana Guxholli, kjo është vetëm një zhurmë propagandistike duke përdorur hajdutin. Sipas saj, Policia e shtetit nuk mund të jetë kurrë shërimi i krizës që ka sistemi energjitik.“Është një zhurmë propagandistike për të përdorur hajdutin që është shumë i dënueshëm nga shoqëria dhe kushdo.Ndërhyrja që nga deklarimi i kësaj lufte në mënyrë pompoze, që nga krahasimi që i bëhet me Lazaratin, nuk mund të zgjidhet me një të rënë dore nga policia. Policia nuk mund të jetë kurrë shërimi i krizës që ka sistemi. Kjo krijon një lloj frike dhe paniku që unë dyshoj që kjo është zgjidhja”.Lidhur me heqjen e fashës mbrojtëse prej 300 kw, Guxholli thotë se kjo përkthehet direkt në rritje të çmimit të energjisë dhe rëndon mbi 74-75% të popullësisë.“Heqja e fashës, 74% e popullësisë harxhon deri në 300 kw. Janë 1milion e 200 mijë abonentë që bien në këtë fashë. Është e faturuar me 7.4 lekë. Heqja e saj do të thotë të mos jetë më ky çmim, por një çmim mesatar mes 7.3-13 lekë. Çmimi do të shkojë në 10 lekë. Shumica e popullësisë nuk do të paguajnë më kaq. Unë prita sot që Kryeministri në shfaqen që bëri me shtresat në nevojë të jepte hollësira e vetmja gjë që tha ishte se çmimi nuk do të rritet sepse do të kompensohen”.Luarasi:Prania e policisë është domosdoshmëri për këtë aksionPërfshirjen e policisë së shtetit në aksion e ka mbrojtur dhe Ari Luarasi.Drejtori i Departamentit Inxhinierik në operatorin e shpërndarjes elektrike tha se kompania ka kërkuar ndërhyrjen e policisë për ti treguar abonentit se ky është një mall dhe kush e vjedh do penalizohet.“Prania e policisë është domosdoshmëri për këtë aksion për dy arsye. Punonjësit tanë të ndihen të sigurtë, ne kemi pasur raste edhe shtënie me armë ndaj drejtorit të njësisë Kukës. Në Tiranë kishim dy incidente. Kjo situatë sillte një rënie të moralit të punonjësve tanë, i prisnin gjatë ditës dhe nesër i gjenim të lidhur. Fillonim procedimet penale për gjithkënd dhe përfundimi ishte zero. Ne shkonim si Penelopa, puno gjithë ditën, shpërdridh natën dhe rezultatet nuk ishin këto që janë. Ndaj kompania ka kërkuar ndërhyrjen e policisë për ti treguar abonentit se ky është një mall dhe kush e vjedh do penalizohet.E dyta nëse punonjësi i shtetit nuk bën detyrën e tij do penalizohet. E reja është se kësaj radhe po kapen në flagrancë të gjithë ata që bëjnë rilidhje të dritave. Ne jemi në një shifër 40% më të lartë arkëtimet gjatë ditës së djeshme dhe sot 51%. Njerëzit kanë kuptuar se nuk ka më falje elektorale dhe nuk do ketë më, u harrua ky nocion. Të gjithë që kanë pasur lidhje ilegale janë ndërprerë, nuk kanë guxuar më ti rilidhin dhe tani janë vënë në radhë për lidhje të reja”.Erebara: Ndermarrja e aksionit për shkak të FMN-së, varen kreditëNdërkaq Gjergj Erebara, gazetar i rrjetit ballkanik për gazetarinë investigative në Shqipëri thotë se gjithë kjo gjurulldi e startuar në fund të këtij muaji është kusht i FMN-së.“Qeveria ka një vit që ka ardhur në pushtet, një pjesë e qeverisë ka qenë në pushtet. Në një vit me radhë nuk kemi dëgjuar arrestimin e një biznesmeni apo vjedhësi. Papritur vjen muaji tetor dhe bëhet gjithë kjo gjurulldi. FMN do të kryejë rishikimin e programit afatmesëm me qeverinë dhe nga kjo varen kreditë e FMN dhe BB. Qeveria ka një detyrim konktraktual që të rrisë çmimin e dritave ose të luftojë vjedhjet. Vjedhjet nuk u luftuan , do duhet të rritet çmimi i dritave.Unë nuk e di se ku e gjen Kryeministri guximin që thotë se nuk do ta rrisë çmimin , në çastin që hiqet fasha kjo do të thotë se do rritet çmimi. Fasha nuk ka qenë ndonjëherë masë subvencionuese për konsumin e ulët, por masë parandaluese për konsumin e lartë. Shqipëria e ka aktualisht çmimin 10 lekë për kilovat, nga më të lartit në rajon. Është i mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha kostot nga prodhimi deri tek shpërndarja me përjashtim të vjedhjes”.Bejtja: FMN s'ka lidhje me aksionin, nuk presim asnje financimNjë fakt i i tillë është kundërshtuar nga zëvendës.ministri Bejtja. Sipas tij të gjitha financimet janë ezauruar si me FMN dhe BB dhe nuk pritet më financim i ri.“Masat e marra nuk kanë lidhje fare me FMN. Marrëveshjen dhe me BB e kemi firmosur që në gusht. Nuk kemi për të marrë ndonjë financim të ri përveç atyre që kemi. Sistemi do të synohet të jetë vetëmbajtës në një periudhë vitesh, jo që në vitin e parë. Sitemi është menaxhuar më mirë, janë ulur humbjet me 5% nga një vit më pare dhe kjo në një vit shumë të pafavorshëm nga pikëpamja e kostos.Me tarifën sistemi nuk mund të mbahet.Mundet kjo të realizohet nëpërmjet uljes së humbjeve teknike. Nuk është tarifa delja e zezë e kësaj historie.FMN ka kërkesa të qarta për uljen e borxhit.Sa për besueshmërinë që ne kemi për të qenë të financuar kjo është fare evidente, vetëm për këtë vit kemi mbi 200 milion dollarë financime dhe për vitin që vjen rreth 200 milion të tjera dhe të gjitha këto nga insititucionet ndërkombëtare”.