Në ankand koleksioni privat i Zambranos me emrat më të njohur të artit meksikan

Është ekspozuar në Meksiko City një koleksion privat i biznesmenit të ndjerë Lorenzo Zambrano, i cili është konsideruar koleksioni më i rëndësishëm i artit të Amerikës Latine, i dalë ndodnjëherë në ankand.Më 24 nëntor në Sotheby në New York, artdashësit do të kenë mundësi të blejnë pikturat e koleksionit të tij prestigjioz, i titulluar “Vizioni i Madhështisë”, i cili përmban shumë nga emrat më të njohur të artit meksikan të shekullit të 20, si Diego Rivera, Rufino Tamayo , Francisco Toledo, Leonora Carrington dhe Remedios Varo.Kreu i Departamentit të artit meksikan në SHBA dhe gjithashtu zëvendës.president i Korporatës Sotheby Axel Stein thotë se ata presin të arkëtojnë rreth 40 milionë dollarë nga shitja e koleksionit.Zambrano ka koleksionuar veprat më të mira të artistëve modernë meksikan, por në shijen e tij ishin edhe autoportrete dhe piktura nga artistë të tjerë të shquar të Amerikës Latine.Koleksioni përmban kryevepra nga Leonora Carrington dhe Remedios Varo, si dhe pikturat monumentale nga Francisco Toledo dhe Diego Rivera, pikturuar gjatë viteve të fundit të jetës së tij.30Diego Rivera ishte shumë i sëmurë nga kanceri dhe këto piktura janë një testament i lumturisë dhe dashurisë për natyrën, duke sjellë më afër vlerat themelore të meksikanëve.Pikturat do të ekspozohen edhe në Los Angeles, Miami dhe New York përpara se të dalin në shitje.Zambrano ishte kreu i kompanisë së prodhimit të çimentos CEMEX, një nga kompanitë më të mëdha të Meksikës dhe e shtrirë në 5 kontinente.Në vitin 2006, Zambrano ishte ndër njerëzit më të pasur të Meksikës me nje pasuri prej 1.8 miliardë dollarë.