Ushtarët kthehen në atraksion turistik pas sulmit në Kanada
Ushtarët e armatosur janë kthyer në një atraksion turistik në zemër të Londrës, të cilët janë vendosur në afërsi të pallatit qeveritar si një masë parandaluese pas sulmit në parlamentin kanadez javën e kaluar.Sipas zyrtarëve, vendimi për të vendosur trupat e armatosura në hyrje të qeverisë britanike nuk ishte i motivuar nga një kërcënim specifik, por shërben si masë paraprake ndaj sulmeve të mundshme.Turma të mëdha turistësh mblidhen çdo ditë në afërsi të zyrës së kryeministrit David Cameron, për të parë ndryshimin ceremonial të rojeve.Kreu i insititutit mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara , Michael Clark, tha se terroristët janë "shumë imitues", duke shtuar se shoqëritë perëndimore janë një objektiv i mirë i sulmeve të tyre.Policia e Londrës ndërkohë ka rritur sigurinë në rrugët e kryeqytetit teska kryebashkiaku Boris Johnson, tha se publiku nuk duhet tw alarmohet nga ngjarjet e fundit, duke u shprehur se eshtë thjesht një vigjilencë e përgjithshme.Britania ngriti nivelin e kërcënimeve terroriste në muajin gusht në nivelin e dytë, ku Kryemistri Cameron deklaroi se militantët islamik që operojnë në Siri dhe Irak përbëjnë kërcënimin më të madh në vend.Qindra myslimanë britanikë kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar në krah të militantëve dhe disa prej tyre janë kthyer tashmë në shtëpi, duke rritur frikën për një sulm të mundshëm në territorin britanik.