Panairi i Librit 2014, me 12-16 nëntor sjell më shumë autorë të rinj
Tiranë - Panairi i Librit i cili këtë vit përkon edhe me 200 vjetorin e De Radës mund të konsiderohet një nga eventet më të mëdha kulturore në vend. Panairi do të zhvillohet në nga data 12 deri në 16 nëntor dhe shtëpitë botuese në të gjithë vendin do të paraqesin titujt e ri.Jeta Hamzallari Redaktorja e shtëpisë botuese 'Dituria" rrëfen se këtë vit në panair do të këtë më shumë autorë të huaj të cilët vinë për herë të parë për lexuesin shqiptar.Ndryshe ndodh për shtëpinë botuese 'Toena". Botuesja Irena Toci rrëfen se mes shumë librave që do të prezantohen në panair tre janë më të rënsdësishmit dhe konkretisht tre autorë shqiptarë.Të pyetura për gjinë e preferuar të lexusit shqiptar shtëpitë botuese pohojnë se romanet rozë mbeten më të preferuarat por edhe ato historikë tërheqin shumë vëmendjen.'Toena" sjell një risi në panair siç është prania e një autori apo përkthyesi i cili do të zhvillojë bashkëbisedime më lexuesit e interesuar.