Hajduti që vodhi makinën e vrasjes së Lamajt aksidenton të riun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2014, 09:01
Fushë Krujë-I dyshuari për vjedhjen e makinës nga ku u vra kryekomisari Dritan Lamaj, ka aksidentuar për vdekje një 33 vjeçar me probleme mendore në afërsi të fshatit Nikël në Fushë Krujë.Viktima është Artan Arra i cili u përplas nga një volksvagen Passat me targa të Serbisë, i drejtuar nga shtetasi Gentjan Bejtja.Sipas dëshmitarëve drejtuesi i mjetit, një person me precedentë penalë, u largua menjëherë nga vendngjarja pas kryerjes së aksidentit.Policia ka nisur hetimet për të zbuluar se si mjeti me targa serbe ka hyrë në Shqipëri.