Bum lindjesh në Kinë, viti i kalit rrit me 30% lindshmërinë e fëmijëve

Kina po përjeton një bum lindjesh si rezultat i heqjes së politikës që ndalon çiftet të kenë më shumë se një fëmijë në disa vende, por edhe për shkak të vitit të kalit, i njohur si viti që sjell begati dhe bekime hyrjnore.Të gjithë çiftet që duan të bëhen me fëmijë në Kinë, preferojnë që të lindin pikërisht në vitin e kalit, pasi besojnë se kjo periudhë është e karakterizuar nga fati dhe dinamizmi, kualitete që kinezët i respektojnë dhe admirojnë.Qeveria kineze ka hequr politikën vetëm një fëmijë në 29 krahina, duke i lejuar të gjithë çiftet që kanë vetem një fëmijë të bëjnë edhe një tjetër.Gjithsesj në Tajvan ka 500 babysiter ose persona që kujdesen për fëmijet dhe sërish nuk mjafojnë. Kompania që administron pikërish nevojat shtëpiake po kërkon të punësojë dhe trajnojë persona që kujdesen për fëmijët, pasi kërkesat janë të larta.Gjithashtu viti i kalit ka rritur shitjet për produktet e nënave dhe fëmijëve në shifrën 8 miliardë juan në 2014, ndërkohë që shitjet online janë rritur këtë vit me 30 përqind krahasuar me vitin e shkuar.Prindërit ankohen se në spitale është shumë e vështirë të regjistrohen nënat që presin të lindin, ndërkohë që mjekët thonë se ka mungesë shtretërish si pasojë e fluksit të pacienteve nëna.Vitin e kaluar kanë lindur 2318 fëmijë gjithsej, ndërkohë këtë vit që nga janari deri në shtator numri është 2315 . Siç kuptohet, ka një rritje me 30 përqind të lindjeve.